Lajm historik për Shërbimin Korrektues të Kosovës!
Lajm historik për Shërbimin Korrektues të Kosovës!
Njoftim nga: Ismail Dibrani
Jashtëzakonisht i lumtur për një sukses të jashtëzakonshëm që na nderon të gjithëve!
Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin tonë inovativ: “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor.”
Ky çmim është njohje e qartë për transformimin e thellë, përkushtimin e palëkundur dhe profesionalizmin e çdo punonjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës, njerëz që çdo ditë punojnë me zemër, integritet dhe vizion për një sistem korrektues më njerëzor dhe më efikas.
Faleminderit nga zemra për gjithë stafin tonë, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për Ministrin dhe ish-Ministren e Drejtësisë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në misionin tonë.
Falënderim i veçantë për Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, i cili ka luajtur rol vendimtar në arritjen e këtij suksesi historik.
Puna e tyre e palodhshme, përkushtimi profesional dhe qasja njerëzore ndaj kujdesit shëndetësor në sistemin korrektues kanë qenë shtyllë kyçe në realizimin e projektit “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor” dhe në fitimin e këtij Çmimi Ndërkombëtar të Ekselencës.
Mirënjohje të thellë për partnerët tanë strategjikë, Ambasadën Amerikane, EULEX-in, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare e vendore që na kanë qëndruar pranë në çdo hap të këtij udhëtimi.
Një falënderim i veçantë për mediat, që me raportimet dhe kritikat e tyre ndihmojnë ta bëjmë Shërbimin Korrektues çdo ditë më të mirë.
Ky çmim nuk është vetëm i yni – është i Kosovës, i çdo zëri që beson në ndryshim, rehabilitim dhe dinjitet njerëzor.
Do të vazhdojmë me përkushtim edhe më të madh, që Shërbimi Korrektues i Kosovës të mbetet lider, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë!



