Lajm i keq për Interin, lëndohet Handanoviqi

02 shkurt 2020 | 11:48

Interi do të luajë ditën e sotme në transfertë me Udinesen, një ndeshje ku të besuarit e Contes do të kërkojnë vetëm fitoren.

Megjithatë nuk do ta kenë aspak të lehtë, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta në kampin zikaltër. Përveç Sensit, Galiardinit, Lautaros dhe Borja Valeros, tashmë listës së mungesave i shtohet edhe Handanoviq.

Ky i fundit sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ka shfaqur një problem në dorën e tij dhe pritet të qëndrojë jashtë për një periudhë kohore të pacaktuar.

Mungesa e tij ditën e sotme është e sigurt, teksa thuhet se mund të mungojë edhe në derbin ndaj Milanit, javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…