Lajm i keq për Real Madridin, Militao dhe Guleri ‘i thonë lamtumirë’ sezonit

23 prill 2026 | 14:59

Lajm i keq për Real Madridin. Arda Guler dhe Eder Militao kanë pësuar lëndime në kofshë dhe do të humbasin pjesën tjetër të sezonit.

Lojtari turk është i dëmtuar në këmbën e djathtë, ndërsa braziliani është i dëmtuar në të majtën, shkruan Marca.

Nga të dy, dëmtimi i qendërmbrojtësit është më shqetësues, pasi pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës tani është e pasigurt.

Të dy lojtarët u lënduan kundër Alaves. Militao e ndjeu menjëherë dhe kërkoi të zëvendësohej, ndërsa Güler nuk u zëvendësua fillimisht për shkak të problemit. Megjithatë, gjendja e turkut në orët e fundit nuk ka qenë e mirë, kështu që klubi vendosi që ai t’i nënshtrohet një skanimi me rezonancë magnetike, i cili konfirmoi dëmtimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Ass. Dr. SABRI KIÇMARI - Qershor 2022 (ri-botim) Duhet…