Lajm i keq për Realin, Hazardi mungon gjatë

23 shkurt 2020 | 13:48

Eden Hazard doli nga loja duke çaluar në humbjen 1-0 të Real Madridit nga Levante të shtunën në mbrëmje.

Ylli belg jo vetëm që do të humbasë ndeshjet e ardhshme kundër Manchester Cityt dhe Barcelonës, por pothuajse do humb gjithë sezonin. Edhe pse Real Madridi nuk e specifikoi se sa kohë do të mungojë Hazard, ajo që është e qartë është se ai ka pësuar një dëmtim të rëndë. Klubit nga “Santiago Bernabeu” ka njoftuar të dielën se janë kryer testet mjekësore të yllit belg.

“Ai ka pësuar një frakturë në fibulën e djathtë distale”, lexohet në raportin mjekësor të Realit. “Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, mbyllet njoftimi i klubit spanjoll. Gjatë konferencës së tij për shtypit pas ndeshjes, Zinedine Zidane pranoi se dëmtimi i Hazard “duket i keq”. Vlen të përmendet se ky lëndim është në të njëjtën këmbë që bëri që sulmuesi të mbetet jashtë fushave për gati tre muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismajl Kurteshi Në të ardhshmen nuk do të ketë bisedime…