Lajm i keq për Romën, sërish lëndohet Kumbulla

03 maj 2021 | 12:16

Marash Kumbulla i cili u rikthye në fushën e blertë pas një periudhe një mujore, dëmtohet sërish në sfidën ndaj Sampdorias, ku Roma pësoi humbje me rezultatin 2-0.

Kumbulla gjatë një dyluftimi me lojtarin kundërshtar në minutën e 64 ndjeu dhimbje në shpinë dhe u zëvendësua menjëherë duke i bërë vendin Ibanjezit.

Një lajm i keq ky për Romën dhe Kombëtaren shqiptare, nga ku mbrojtësi po vuan dëmtime të njëpasnjëshme dhe nuk dihet ende arsyeja e dëmtimeve kaq të shpeshta.

https://twitter.com/i/status/1388950043265282048

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, në…