
Lajm i mirë, 126 të shëruar nga Covid-19
19 shtator 2020
| 15:07
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 126 përsona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.