
Lajm i mirë: 3 mijë e 772 qytetarë të shëruar nga Covidi në 24 orët e fundit
03 shkurt 2022
| 15:24
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 mijë e 772 qytetarë nga Covidi.
“Nga 9 451 testime, 2 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3 772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178 768. Në total numri i rasteve aktive është 30 871”, ka njoftuar MSh-ja.