Lajm i mirë: Asnjë i vdekur nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit
07 tetor 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person nga Covidi në Kosovës.
Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 30 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 94 persona.
“Nga 2 347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 671. Në total numri i rasteve aktive është 1 676”, ka njoftuar MSh-ja.



