
Lajm i mirë, asnjë rast i ri me Covid-19
24 maj 2020
| 21:13
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me Covid-19.
IKSHPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar katër persona dhe deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789.
Nga data 8 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)