Lajm i mirë: Në katër spitale s’ka më pacientë me Covid

19 nëntor 2021 | 11:01

Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë asnjë pacientë me Covid-19.

Ndërsa në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 me post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-Covid, sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-Covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë…