Lajm i mirë për Realin para “El Clasico”-s

21 tetor 2025 | 14:51

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë përpara “El Clásico”-s së fundjavës.

Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold pritet të rikthehet në fushë dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso për përballjen e madhe ndaj Barcelonës, shkruan AS.

Anglezi, i cili ka munguar në gjashtë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi, ka përfunduar një pjesë të stërvitjes të së hënës me grupin kryesor, një shenjë pozitive që tregon se rikuperimi po ecën sipas planit.

Kjo është një javë vendimtare për Real Madridin, që kryeson La Ligën me 8 fitore dhe vetëm 1 humbje në 9 ndeshje.

Tekniku spanjoll shpreson të rikuperojë disa nga gjashtë lojtarët e dëmtuar: përveç Trent-it, në listë janë edhe Dani Carvajal, Dean Huijsen, Dani Ceballos, Antonio Rüdiger dhe Ferland Mendy.

Në klub ka optimizëm për Mendy, i cili tashmë është stërvitur plotësisht me skuadrën dhe pret vetëm miratimin e stafit mjekësor për t’u rikthyer në lojë.

Ndërkohë, Carvajal, Huijsen dhe Ceballos po vazhdojnë stërvitjet individuale dhe mbeten në dyshim për “El Clásico”-n.

Mbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger është ende në fazën e rikuperimit nga një dëmtim në kofshën e majtë dhe është përjashtuar përfundimisht nga planet për këtë javë.

Nga ana tjetër, David Alaba u detyrua të largohej në pushimin e pjesës së parë në ndeshjen kundër Getafes për shkak të dhimbjeve në pulpën e djathtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova i është bashkuar skuadrës së Juventusit në stërvitje,…