LAJM I MIRË/ “Stone Castle Vineyards & Winery”, hapë dyert për pranimin e rrushit nga fermerët tanë

11 gusht 2025 | 17:34

Njoftim nga Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit.

Rahoveci, zemra e rrushit dhe e verës në Kosovë.

Në prag të fillimit të sezonit të vjeljes së rrushit, kompania prestigjioze “Stone Castle Vineyards & Winery”, krenaria e komunës së Rahovecit dhe e Kosovës, po përgatitet të hapë dyert për pranimin e rrushit nga fermerët tanë.

Falënderim i veçantë për z. Rrustem Gecaj, bashkatdhetar me kontribute të mëdha në rrugën e lirisë së Kosovës, lobues i fuqishëm shqiptaro-amerikan, me një angazhim të madh e të pandërprerë për çështjen tonë kombëtare dhe një investitor i madh në Kosovë e posaçërisht në Rahovec.

Që nga viti 2006, ai ka zhvilluar veprimtarinë e tij në vendin tonë, duke investuar me përkushtim në vreshta dhe prodhimin e verës. Për më shumë se 19 vjet, ai ka qenë pranë vreshtarëve tanë, duke hapur dyert e Stone Castle për grumbullimin e rrushit dhe duke garantuar treg të sigurt për mundin e tyre.

Stone Castle nuk është vetëm një verari e madhe dhe e suksesshme, por edhe një ambasador i vlerave të Rahovecit në mbarë botën.

Rahoveci mbetet krenar për këtë bashkëpunim dhe për figurat që e përfaqësojnë me dinjitet, si z. Rrustem Gecaj, i shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, “Nderi i Kombit”, të cilët investojnë në vendlindje duke ruajtur traditën e rrushit e të verës sonë dhe duke hapur mundësi të reja për ekonominë vendore.

Faleminderit, baca Rrustë!

Urime për bujqit tanë, vreshtarë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia javën e kaluar njoftoi për një marrëveshje prej 6,5…