Lajme shqetësuese nga Norvegjia për Arsenalin dhe Martin Odegaard

13 nëntor 2025 | 16:57

Lajmet që vijnë nga Norvegjia nuk janë aspak pozitive për Arsenalin.

Ndërsa Martin Odegaard po vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në gju, trajneri i kombëtares norvegjeze, Stole Solbakken, ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në fushë mund të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht.

Kapiteni i “Topçinjve” pësoi një këputje të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë, dëmtim që pritej ta mbante jashtë fushave për rreth gjashtë javë. Megjithatë, me afrimin e pushimit ndërkombëtar, Solbakken deklaroi se lojtari i tij është “ende shumë larg rikthimit”.

Pavarësisht situatës, organizatori 26-vjeçar i është bashkuar kombëtares norvegjeze, e cila po synon kualifikimin në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998.

“Progresi i tij është i qëndrueshëm, por ai ende ka një rrugë të gjatë për të bërë,” tha Solbakken përpara ndeshjeve kundër Estonisë dhe Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimovic luajti dhe fitoi trofe në pothuajse çdo ligë…