
Lajmërohet Gjergj Dedaj nga sheshi i Prishtinës: S’po më kërkon policia, Vjosa Osmani bëri krim ndaj meje!
17 janar 2022
| 16:58
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj është raportuar dje në media se po kërkohej nga Policia për shkak se nuk i kishte dorëzuar tabelat zyrtare diplomatike.
Por, ish-ambasadori Dedaj e ka mohuar një gjë të tillë në një intervistë për Indeksonline.
Ai është shfaqur para bustit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë ku ka deklaruar se nuk ka problem me ligjin.
Dedaj e ka përmendur edhe shkarkimin e tij nga detyra e ambasadorit duke thënë se presidentja Osmani ka bërë një krim ndaj tij me këtë vendim.