Lajmëroni policinë nëse e shihni këtë grua, dyshohet për vjedhje në një qendër tregtare në Prizren

18 mars 2025 | 14:49

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në një qendër tregtare në Prizren.

“Personi  kërkohet, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në thirrjen e policisë.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të  Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të sajë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i pa njohur N.N

• Personi  kërkohet, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri të Lidhjes Demokratike të…