Lakersat dominojnë në Perëndim, triumfojnë Toronto, Clippers dhe Houston

28 nëntor 2019 | 12:39

Lakersat vazhdojnë të udhëheqin renditjen në Konferencën e Perëndimit pas fitores 114-110 në fushën e New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Vendasit e udhëhoqën takimin shumicën e kohës (Holiday 29 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Lakersave, ku u dallua Davis me 41 pikë. Fiton edhe skuadra e Clippers, e cila e mposhti me rezultat 121-119 Memphisin, një tjetër ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku diferencën e bënë Harrell me 24 pikë e Lou Williams me 22, të dy lojtarë stoli.

Kampionët në fuqi të Torontos mposhtën me lehtësi 126-98 New York, takim i dominuar nga kanadezët, me të zakonshëm Siakam që realizoi 31 pikë. Pas një ndeshje të dominuar përgjatë gjithë kohës, skuadra e Houstonit mposhti 117-108 Miamin, dy skuadra pretendente këtë sezon në NBA. Për teksanët u dallua Harden me 34 pikë. Skuadra e Philadelphias, falë 33 pikëve e 16 rebound të Embiid mundi 97-91 Sacramentom, ndërsa Bostoni triumfoi 121-110 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Walker me 39 pikë. /Telesport/

Rezultatet

Boston – Brooklyn           121-110
Charlotte – Detroit          102-101
Cleveland – Orlando       104-116
Indiana – Utah Jazz        121-102
Philadelphia – Sacramento 97-91
Toronto – New York      126-98
Houston – Miami           117-108
Memphis – Clippers       119-121
Milwaukee – Atlanta      111-102
San Antonio – Minnesota 101-113
Phoenix – Washington   132-140
New Orleans – Lakers    110-114
Portland – Oklahoma     136-119
Golden State – Chicago 104-90

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë kanë mbërritur në Kosovë dy trupat e pajetë të…