
Lakersat firmosin me Deandre Ayton
Los Angeles Lakersi ka gjetur më në fund qendrën që kërkonin prej kohësh. Deandre Ayton, ish-numri një i Draftit të vitit 2017, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me vlerë 16.6 milionë dollarë me ekipin kalifornian, vetëm pak ditë pasi u la i lirë me marrëveshje nga Portland Trail Blazers.
Ayton, i cili do të mbushë 27 vjeç më 23 korrik, vjen pas një sezoni të vakët me vetëm 40 ndeshje, ku mesatarisht regjistroi 14.4 pikë dhe 10.2 kërcime për ndeshje. Megjithatë, Lakersi sheh tek ai një mundësi për ta forcuar zonën poshtë koshit dhe për t’i dhënë ekipit më shumë fizikalitet në mbrojtje dhe sulm. Kjo lëvizje shihet edhe si një përpjekje për ta qetësuar ‘yllin’ e ekipit, LeBron James, pas zërave të fundit rreth së ardhmes së tij.
Drejtuesit shpresojnë që afrimi i Ayton do të jetë një hap drejt rikthimit në garë për titullin. Në zhvillime të tjera në NBA, Charlotte rinovoi me Tre Mann (3 vite, 24 milionë dollarë) dhe firmosi për një sezon me Spencer Dinwiddie.
Dallasi vendosi të mbajë Dante Exum si zëvendësues i D’Angelo Russell, përkohësisht në pritje të rikthimit të Kyrie Irvingut. Ndërkohë, New York Knicksi zyrtarizoi Mike Brownin si trajner i ri pas largimit të Tom Thibodeaus, duke i besuar drejtimin një tekniku me 454 fitore në karrierë.