Lakersat fitojnë ndaj Deneverit

25 shtator 2020 | 14:21

Skuadra e Lakersave fitoi me rezultat 114-108 ndaj Denverit në finalen e katërt “play-off” në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve.

Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra e Los Anxhelosit, që gjatë gjithë lojës pati një epërsi të lehtë në fushë.

Dyshja James-Davis vijon të jetë ajo që bën mrekullinë në fushë, me Anthony Davis që realizoi 34 pikë, ndërsa LeBron 26 pikë. Mirë u paraqit edhe Howard, që realizoi 12 pikë e 11 rebound.

Për Denverin u dallua Jamal Murray me 32 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbje. Lakersat janë një fitore larg titullit kampion në Perëndim, ndërkohë që në Lindje Miami udhëheq 3-1 serinë e takimeve ndaj Boston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, është…