Lakersat i rikthehen fitoreve

09 shkurt 2020 | 15:48

Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja në sfidën ndaj Golden State Warriors. Një sukses i ngushtë i skuadrës kaliforniane me shifrat 125-120 në “Chase Center” në San Francisco.

Anthony Davis ishte basketbollisti më i mirë me 27 pikë 10 rebound dhe 4 asistime, paraqitje kjo që ndihmoi Lakers të koleksiononin suksesin e 39-të sezonal ndërkohë që Warriors pësuan disfatën numër 41-të. Skuadra e momentit në NBA është padiskutim është Toronto Raptors. Kampionët në fuqi koleksionuan suksesin e 14-të rresht pasi mposhtën me rezultatin minimal 119-118 Brooklyn Nets.

VanVleet me 29 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Warriors ndërkohë që diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e skuadrës kanadeze pasi plot 5 basketbollistë të Raptors kapën një kuotë pikësh me dy shifrat duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen spektakolare të LeVert për Brooklyn, autor i 37 pikëve.

Me 31 pikë të Hield dhe 25 të Barnes, Sacramento Kings mposhti lehtësisht San Antonio Spurs me rezultatin 122-102. Pavarësisht mungesës së Luka Donqiq, Dallas Mavericks regjistroi një fitore të lehtë pasi mposhti me rezultatin e thellë 116-100 Charlotte Hornets në parketin e këtyre të fundit. Më i miri mbi parket për Dallas në këtë sfidë ishte Curry me 26 pikë. /SS/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë pjesëmarrësit në Forumin e Dytë Rajonal të Ballkanit…