Lakersat marrin vendimin ekstrem pas dështimit në kampionat

12 prill 2022 | 11:29

Frank Vogel, trajneri që i solli Lakersat titullin kampion në vitin 2020, në mes të pandemisë, është shkarkuar nga detyra, pas zhgënjimit të këtij sezoni.

Ekipi kalifornian nuk arriti të kualifikohej në fazën “play-off” dhe largimi i trajnerit është masa e parë e marrë nga klubi legjendar i NBA-së.

Lajmin e konfirmoi klubi përmes menaxherit Rob Pelinka: “Patëm një takim të hapur me trajnerin, ku diskutuam për këtë çështje. Ai është pjesë e historisë së ekipit tonë. Nuk duam ta fajësojmë për këtë dështim, por menduam se është momenti për të nisur një cikël të ri, me një trajner të ri”.

Këtë vit, Lakersat konsideroheshin favoritë për titullin, por dëmtimet bënë që ekipi të vuajë shpesh mungesën e lojtarëve lider. Këtë sezon, trajneri Vogel ka hedhur në fushë në 41 ndeshje një formacion ndryshe, kushtëzuar nga mungesat. Kandidatë për ta zëvendësuar janë Quin Snyder (Utah Jazz), Nick Nurse (Toronto) e Doc Rivers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shemsi Muqiqi shpall të humbur diplomën e SH.M.L.E.J “Hoxhë Kadri…