Lakersat ngritën në vendin e dytë

07 shkurt 2021 | 13:32

Los Angeles Lakers ngritën në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit falë Le Bron James.

“Ylli” i kalifornianëve rezultoi vendimtar me dy trepikësha në fund për t’i siguruar suksesin skuadrës së tij 135-129 ndaj Detroit Piston pas dy kohëve shtesë. Pasi fituan javën e kaluar ndaj Lakersat, Piston i bënë të vuanin të njëjtët kundërshtarë, duke rikuperuar plot 17 pikë në periodën e tretë. Madje në fundit e kohës së parë shtesë, Jerami Grant për pak realizoi pikët fituese.

LeBron James mori mbi shpatulla ekipin e tij duke e mbyllur përballjen me 33 pikë, 5 “rebound” dhe 11 asistime në 46 minuta mbi parket. Sigurisht që dy trepikëshat e fundit i dhanë goditjen përfundimtare Detroit, raporton “Supersport”.

Sukses i padiskutueshëm i Philadelphia 76ers ndaj Brooklyn Nets 124-108. Pa Kevin Durant dhe Kyrie Irving, që munguan për arsye dëmtimi, skuadra njujorkeze e pati të pamundur të përballonin furinë e vendësve, të udhëhequr nga Joel Embiid, autor i 33 pikëve. Për Nets nuk mjaftoi James Harden, autor i 26 pikëve, 8 topa të kontrolluar poshtë koshit dhe 10 asistimeve.

Milwaukee Bucks morën fitoren e dytë brenda dy ditësh ndaj Cleveland Cavaliares, që këtë herë u dorëzuan 99-124. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për ekipin e udhëhequr nga mbi parket nga Giannis Antetokounmpo, i cili e mbylli përballjen me 24 pikë dhe 11 “rebound” e 5 asistime, ndërsa Jrue Holiday shtoi 20 pikë të tjera.

Rezultatet

New York Knicks – Portland Trail Blazers             110-99
Sacramento Kings – Denver Nuggets                      119-114
Orlando Magic – Chicago Bulls                                92-118
Atlanta Hawks – Toronto Raptors                           132-121
Cleveland Cavaliers – Milwaukee Bucks                 99-124
Houston Rockets – San Antonio Spurs                   106-111
Oklahoma City Thunder – Minnesota Timberwolves 120-118
Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets                         124-108
Dallas Mavericks – Golden State Warriors             134-132
New Orleans Pelicans – Memphis Grizzlies            118-109
Los Angeles Lakers – Detroit Pistons                       135-129

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati  për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah…