Lakersat regjistrojnë fitoren e tretë radhazi

04 janar 2021 | 13:28

Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers morën fitoren e tretë radhazi dhe njëkohësisht të pestën sezonale, pasi ia dolën të triumfojnë pa shumë mundim në transfertën ndaj Memphis Grizzlies me rezultatin 94-108.

Në “FedExForum” të Memphis, vendasit e nisën shumë vrullshëm ndeshjen dhe në fund të fraksionit të parë kryesonin me 11 pikë diferencë, por më pas Lakers morën gjithçka nën kontroll dhe fituan pjesën e dytë e të katërt me rezultat të thellë, duke siguruar edhe triumfin në të gjithë takimin.

LeBron James ishte në një formë të jashtëzakonshme mbrëmjen e djeshme, teksa shënoi 22 pikë, rikuperoi 13 topa në tabelë dhe dha 8 asistime, ndërsa një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe ylli tjetër i skuadrës kaliforniane, Kevin Durant.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, kurse…