Lakersat zhgënjejnë sërish, Memphisi nuk i ndahet Denverit në Perëndim

19 janar 2023 | 11:49

Denveri qëndron në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 122-118 ndaj Minnesotas, ndeshje me rivalitet deri në fund.

Nikola Jokiq realizoi sërish një “triple-double”, me 31 pikë, 11 rebound e 13 asistime, duke qenë lider në fushë për Denverin, mbështetur edhe nga Murray me 28 pikë. Të njëjtin ritëm mban Memphisin, që mundi me rezultat 115-114 Clevelandin dhe qëndron pas Denverit në renditje. Bane me 25 pikë e Morant me 25 bënë diferencën në parket për Memphisin. Zhgënjejnë sërish Lakersat, që në fushën e tyre u mundë me rezultat 116-111 nga Sacramento (Fox 31 pikë). James realizoi 32 pikë, por që mbetën për statistikë. Miami ngjit shkallët e renditjes në Lindje pas fitores me rezultat 124-98 ndaj New Orleans, ndeshje ku Adebayo realizoi 26 pikë.

Atlanta (8 lojtare mbi 10 pikë), falë 30 pikëve të D.Murray mposhti me rezultat 130-122 Dallasin (Donqiq 30 pikë). Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi me shifrat 126-103 Clippersat, me Markkanen protagonist, autor i 34 pikëve e 12 rebound. /Telesport/

Rezultatet

Dallas – Atlanta                122-130
New York – Washington 105-116
Houston – Charlotte       117-122
Memphis – Cleveland     115-114
New Orleans – Miami     98-124

Oklahoma – Indiana       126-106
Utah Jazz – Clippers      126-103
Denver – Minnesota       122-118
Lakers – Sacramento      111-116

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka probleme me stafin. Mediat…