Lama për Kurtin: Po gënjen dhe manipulon
                04 nëntor 2025
                |  08:22
            
        Analistja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21, ku po diskutohet për deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat.
Lama tha se Kurti po manipulon dhe po gënjen sa i përket deklaratës së tij se “Kosova 20 vjet është shkatërruar”.
“Kjo do të thotë që ai është shumë më i aftë të manipulojë dhe të gënjejë, të krijojë opinion publik dhe t’i bindë 41% të qytetarëve që është ashtu si thotë ai. Është çështja e aftësisë së manipulimit, nuk është çështje e së vërtetës.”, tha ajo.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        