Lama për opozitën: Kanë rënë në kurth të retorikës anti-Kosovë, po sillen si frikacakë

08 tetor 2025 | 22:38

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Lama tha se edhe në këtë fazë mund të ketë ”lojra politike” për bllokim të sitatës nga VV-ja.

Tutje Lama u shpreh se edhe partitë që kanë qenë pjesë e themelimit të shtetit, sot kanë rënë në një kurth politik.

“Ata do të bëjnë të pamundurën që situata të bllokohet. Vendimi i Gjykatës është shumë i qartë, ata duhet të votojnë – por nuk mendoj se do ta votojnë. Në këtë kurth të retorikës anti-Kosovë, do ta quaja unë, anti-nacionaliste, kanë rënë edhe partitë nga opozita ose ish-opozita që janë pjesë e themelimit të shtetit të Kosovës. Është një sjellje frikacake nga ana e tyre,” deklaroi Lama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 19 vjeçar ka vdekur sot në QKUK, në orët…