Lamine Yamal është gati për rikthimin në fushë, ja plani i Barçës për talentin 18-vjeçar

21 nëntor 2025 | 12:58

Barcelona po përshpejton procesin e rikuperimit të Lamine Yamal, talentit që po shkakton ankth tek tifozët blaugrana për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme në ijë.

Klubi katalanas nuk po merr përsipër rreziqe dhe ka zbatuar një protokoll jashtëzakonisht rigoroz rikuperimi për sulmuesin e krahut, duke synuar ta ketë atë në formën më të mirë për ndeshjet e ardhshme vendimtare.

Pika e kthesës erdhi më 10 nëntor, kur Yamal iu nënshtrua një trajtimi invaziv me radiofrekuencë. Pas kësaj procedure, talenti spanjoll mori disa ditë pushim të plotë, gjë që ishte thelbësore përpara se të fillonte një program intensiv rehabilitimi.

Prioriteti i Barçës është i qartë, të mos nxitohen gjërat dhe të lejohet Yamal të arrijë gjendjen optimale për të shmangur çdo rrezik të një rikthimi.

Ndeshja kundër Chelseat është data përfundimtare për një rikthim të plotë, por nuk përjashtohet as një rikthim në fundjavë, në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos në Camp Nou.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përjashtimit nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s,…