Lamine Yamal në një romancë me ish-stjuardesën 30-vjeçare?

17 qershor 2025 | 13:10

Futbollisti i famshëm, Lamine Yamal, është në qendër të vëmendjes jo  vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Sipas mediave spanjolle, ylli i Barcelonës është në një romancë me influencuesen dhe ish-stjuardesën, Fati Vazquez.

Aludimet nisën në momentin që 17-vjeçari dhe 30-vjeçarja postuan fotografi në rrjetet sociale nga pushimet e tyre, e ndjekësit menjëherë vunë re shumë detaje të përbashkëta.

Një helikopter, pjesa e brendshme e një avioni privat, një hotel me pishinë dhe një çati me pamje nga perëndimi i diellit në një rajon të Italisë u shfaqën në llogaritë e Yamal dhe Vazquez.

Pavarësisht imazheve me detaje të përbashkëta, ata të dy nuk publikuan asnjë foto të tyre së bashku.

Ndërkohë një tjetër influencere, në rrethin e ngushtë të Yamalit, mohoi thashethemet për një lidhje romantike, megjithëse pranoi se të dy u takuan në Itali në shoqëri të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Liridon Fetahaj ka njoftuar se është larguar FC Suhareka.…