Lamine Yamal: ‘Xhamia i jep njeriut një paqe të madhe’

06 janar 2026 | 15:42

Lamine Yamal është mësuar me presionin e madh të futbollit elitar, por gjatë një vizite të fundit në Xhaminë Sheikh Zayed në Abu Dhabi, talenti i Barcelonës foli për qetësinë që gjen larg zhurmës së stadiumeve.

“Xhamia i jep njeriut një paqe të madhe. Pa marrë parasysh fenë, kur shkon aty e ndien qetësinë. Për ne myslimanët, kjo është edhe më e veçantë”, u shpreh 18-vjeçari në fillim të janarit 2026.

Yamal, i lindur në Spanjë nga babai maroken dhe nëna nga Guinea Ekuatoriale, është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit botëror. Pas shpërthimit në Euro 2024, ku fitoi trofeun me Spanjën, ai mbetet figurë kyçe për Barcelonën edhe në sezonin 2025/26.

Ylli katalanas nuk e ka fshehur kurrë besimin e tij mysliman, duke u parë shpesh në lutje para ndeshjeve dhe gjatë Ramazanit, me mbështetjen e klubit.

Fjalët e tij janë pritur pozitivisht nga tifozët, të cilët e shohin Yamalin si shembull përulësie dhe ekuilibri në një moshë shumë të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të…