Lampardi eliminon Mourinhon nga kupa

25 shtator 2018 | 23:45

Derby County që drejtohet nga Frank Lampardi ka eliminuar Manchester Unitedin e Jose Mourinhos nga kupa e ligës.

Unitedi nisi mirë takimin kur realizoi Juan Mata ndërsa mysafirët barazuan në pjesën e dytë nga gjuajtja e lirë e Wilsonit.

Marriot i dha shpresë mysafirëve që të siguronte fitoren në kohën e rregullt, por Marouane Fellaini në minutat shtesë barazoi për 2 me 2.

Figurë tragjike e Unitedit në penalti ishte Phil Jones që u tregua i pasaktë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka thënë se ekziston frika…