LAMTUMIRË MJESHTËR I KRYEVEPRAVE!

11 tetor 2018 | 11:21

FATOS ARAPI (1930-2018)

SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

Unë e desha përtej vdekjes
Ashtu dashurova unë
Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
Si s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Ta gënjejmë mallin që s’shuhet
Kujtimin ta gënjejmë pak.

Përtej vdekjes përtej botëve
Atje ku nis “ca pak” tjetër
Asaj që më rri mes zotave:
T’i them si s’të desha pak më tepër…”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e NATO-s, Rumania, ka shprehur shqetësim të mërkurën lidhur…