Lamtumirë Saturn, aligatori “i përkëdhelur” nga Hitleri ishte 84-vjeç

24 maj 2020 | 11:33

Ishte 84- vjeçar, dhe thuhet se në rininë e tij kishte qenë “i përkëdheluri” i Hitlerit. Nuk po flasim për një drejtues nazist, por thjesht për aligatorin Saturn, një nga dy më të vjetërit në botë.

Reptili ngordhi në kopshtin zoologjik të Moskës, ku ndodhej nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Shumë evente kanë parë sytë e tij në dukje pa ekspresion, gjatë këtyre dekadave.

I lindur me shumë mundësi në Misisipi rreth vitit 1936, Saturni u transportua në Berlin në kopshtin zoologjik ku u shndërrua në një atraksion për gjermanët e vegjël. Thuhet se vetë Hitleri kishte shkuar ta shihte disa herë, edhe pse lajmi që aligatori, një lloj krokodili që jeton në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë, kishte bërë pjesë e koleksionit privat të Fuhrerit nuk ka gjetur konfirmime të sakta.

E sigurt është, që ai u gjet nga ushtarë anglezë nën rrënojat e kopshtit zoologjik të bombardua, dhe iu dhurua rusëve si trofe. Nga ai moment, historia e aligatorit të njohur u zhvillua vetëm në Moskë, ku i mbijetoi si pa të keq fundit të Bashkimit Sovjetik, dhe epokës së transicionit.

“Saturni përfaqësonte një epokë për ne, dhe nuk po ekzagjerojmë. Erdhi pas fitores në luftë, dhe arriti t’i mbijetonte edhe 75-vjetorit të saj. Jemi të lumtur që e kemi parë me sy, ashti sikur ai na ka parë shumë herë, edhe si fëmijë. Shpresojmë mos ta kemi zhgënjyer”, ishte mesazhi i lamtumirës i drejtorit të kopshtit zoologjik rus.

Saturni ishte aligatori i dytë më i vjetër në botë, aty ku më i vjetri ndodhet në Beograd, dhe quhet Muja.A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një mungese prej më se tri javësh, Kim Jong-Un…