
Lanika Rexhepi e fiton medaljen e bronztë në Ligën e të Rinjve në karate
30 qershor 2025
| 16:02
Lanika Rexhepi e ka fituar medaljen e bronztë në Ligën e të Rinjve në karate, të mbajtur në Poreç të Kroacisë. Deri tek medalja, karateistja kosovare erdhi pas pesë fitoreve në grupmoshën kadete, kategoria +61 kg.
Sukses arritën edhe Danina Rexhepi, që me katër fitore zuri vendin e pestë në grupmoshën U-14 (+52 kg) dhe Diellza Mahalla, e cila përfundoi e shtata me dy fitore për U-21.
Dy fitore kishte edhe Diellza Mahalla për U-21. Liga e të Rinjve në karate vlerësohet njëra prej garave më të rëndësishme në WKF.