
Lansohet fushata kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje”
Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka lansuar fushatën kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje”, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe fuqizimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.
Në lansim u mblodhën mbi 130 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave mjedisore, institucioneve dhe bizneseve.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar rëndësinë e një partneriteti të gjerë dhe afatgjatë në të gjitha nivelet e shoqërisë, për të ndërtuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm, njoftoi CDF përmes një njoftimi në “Facebook”.
“Mbroje, Duaje, Mbaje” është një thirrje e hapur për qytetarët, institucionet dhe bizneset që kujdesi për mjedisin të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.
Fushata, e zhvilluar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin në Kosovë (EECSOK)”, implementohet nga Community Development Fund – CDF (CDF) dhe mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina.