Lansohet “Fýlo” – Aplikacioni Inovativ i Dating

29 korrik 2025 | 14:27

Një epokë e re në botën e takimeve dhe marrëdhënieve mes njerëzve është gati të nisë në Prishtinë, me lansimin e aplikacionit inovativ “Fýlo”. Ngjarja ekskluzive e prezantimit do të mbahet më 30 korrik, në orën 18:30, në Swiss Diamond Hotel, duke premtuar një përvojë unike që ndërthur teknologjinë më të fundit me thellësinë e ndërveprimeve njerëzore.

“Fýlo” nuk është thjesht një tjetër aplikacion i dating / takimeve. Aplikacioni i ri thyen modelet tradicionale duke ofruar një qasje thellësisht të re: një trajner takimesh i bazuar në një kombinim të inteligjencës artificiale dhe trajnerëve realë të marrëdhënieve. Përdoruesit do të kenë qasje në këshilla të personalizuara, mbështetje në komunikim, strategji për ndërtimin e vetëbesimit dhe udhëzime për krijimin e lidhjeve të qëndrueshme dhe kuptimplota.

Në ngjarje do të jenë 2 folës të vecantë. Krijuesi i aplikacionit, Labi Zeqiri, do të prezantojë misionin dhe vizionin pas “Fýlo”, duke shpjeguar pse teknologjia dhe ndihma njerëzore duhet të bashkëjetojë në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshmë me epokën digjitale.

Ngjarja do të pasurohet edhe nga një folës special nga Mbretëria e Bashkuar, Dominic Knight, një emër i njohur ndërkombëtarisht në fushën e programimit neuro-linguistik (NLP) dhe hipnoterapisë.

Me një përvojë prej dy dekadash në Harley Street të Londrës, e njohur si një qendër për kujdesin shëndetësor privat dhe specialistë mjekësorë, ai ka ndihmuar mijëra klientë, përfshirë liderë botërorë dhe startup-e të teknologjisë që sot njihen mes më të suksesshmëve. Dominic Knight, beson se fuqia për të transformuar jetën e dikujt fillon në mendje, dhe ky aplikacion është pikërisht një hap drejt këtij transformimi.

“Fýlo” synon të shërbejë si një udhëzues i mencur dhe i besueshëm për të gjithë ata që kërkojnë jo thjesht takime, por lidhje të vërteta. Ngjarja e lansimit në Prishtinë nuk është vetëm një prezantim teknologjik i aplikacionit, është një ftesë për të menduar ndryshe rreth dashurisë, vetës dhe marrëdhënieve.

Për më shumë mund të downloadoni aplikacionin:

  1. ne iOS https://apps.apple.com/xk/app/f%C3%BDlo/id6738045407

  2. Ne Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.hearthackers.ionic

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi u…