Lansohet kampanja ‘Vende të shëndetshme pune…’

19 qershor 2019 | 13:36

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe zyra e BE-së në Kosovë, sot kanë lansuar kampanjën “Vende të shëndetshme pune – Menaxhimi i Substancave të Rrezikshme”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se kjo fushatë shënon një përpjekje të përbashkët për avancim të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, të kushteve të punës, përfshirë aspekte të tjera sociale, mjedisore e shëndetësore.

“Qeveria e vendit, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka orientuar të gjitha përpjekjet për avancim të të drejtave të punëtorëve, ofrim të mbrojtjes më të mirë sociale, ngritjes së nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Vitin e kaluar, në kuadër të objektivave tona për avancim të të drejtave të punëtorëve dhe përmbushjes së obligimeve nga agjenda evropiane, ne në MPMS-së i kemi hyrë reformës së thellë të fushës së marrëdhënies së punës”, ka thënë ministri Reçica.

Ai ka shtuar se përpjekjet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që punëtorët të gëzojnë të drejta të garantuara dhe kushte dinjitoze pune, të njëllojta me bashkëkohanikët e tyre evropian, si dhe siguri e shëndet në vendin e punës do të vazhdojnë edhe më tej, me intensitet edhe më të shtuar.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka pritur në…