Lansohet platforma online për ndihmë juridike falas

29 nëntor 2021 | 16:14

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe UN Women kanë lansuar platformën ‘online’ për ndihmë juridike falas.

Ndërkohë që është bërë me dije se për dy vjet IKD-ja ka ofruar më shumë se dy mijë raste të këshillave juridike, pjesa më e madhe e tyre ndihmë ndaj grave.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në përmbyllje të strategjisë nacionale kundër dhunës në familje, derisa ka shtuar se përmes bashkëpunimit shoqëror dhe institucional po synojnë ta parandalojnë atë.

“Çelësi për adresimin e problemeve dhe parandalimin e dhunës është në bashkëpunimin shoqëror, por edhe bashkimi dhe bashkëpunimi institucional. Jemi në përmbyllje të strategjisë nacionale kundër dhunës në familje. Planifikimi është që të finalizohet për hatër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore ku parashihen me shumë së 100 aktivitete. Ideja është që ta sensibilizojmë opinionin publik për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje”, ka thënë ajo.

Shef i Zyrës së BE-së Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se, fatkeqësisht, dhuna në familje është e shprehur ende në Kosovë.

“Ky vendim ka qenë shumë i duhur për ndihmën e dhënies ndaj dhunës së grave në familje. Dhuna në familje është fatkeqe në Kosovë”, ka thënë ai.

Koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Urika Richardson, ka theksuar se lansimi i kësaj platforme është e mirëseardhur në Kosovë, pasi është rritur numri i rasteve të dhunës në familje, sidomos gjatë pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi…