Lapidar për masakrën në burgun e Dubravës

13 janar 2020 | 15:11

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK), ka njoftuar se është në proces të realizimit të projektit “Lapidari i Masakrës së Dubarvës”, në burgun e Dubravës në Istog.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës është në proces të realizimit të projektit ‘Lapidari i Masakrës së Dubravës’, në burgun e Dubravës, Istog. Ne si agjenci posedojmë një listë me emrat e të burgosurve të vrarë, të plagosur dhe të mbijetuar. Mirëpo, për korrektësi kërkojmë nga të gjithë ata që kanë njohuri për këtë masakër dhe posaçërisht nga të mbijetuarit e kësaj masakre ta shikojnë këtë listë, dhe nëse kanë emra të tjerë që nuk janë përfshirë në këtë listë të na drejtohen neve si agjenci”, është bërë me dije në njoftimin e AMKMK-së.

Gepostet von Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës-AMKMK am Montag, 13. Januar 2020

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen…