Laporta e sulmon Xavin: Është manipuluar, ajo që e tha për Messin është rrenë dhe zhgënjyese

10 mars 2026 | 15:12

Tensionet te Barcelona janë rritur pas një shkëmbimi akuzash mes presidentit Joan Laporta dhe ish-trajnerit Xavi Hernández, në prag të zgjedhjeve për presidencën e klubit.

Xavi kishte deklaruar se në vitin 2023 rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë ishte pothuajse i mbyllur, por sipas tij ishte vetë Laporta që e bllokoi marrëveshjen.

Presidenti i klubit reagoi ashpër ndaj këtyre akuzave në një intervistë për radio “COPE”.

“Nuk kam frikë që Messi ta thotë të kundërtën. Babai i tij, Jorge Messi, do ta konfirmonte versionin tim.”

Laporta shpjegoi gjithashtu se vetë familja e Messit kishte sugjeruar se për lojtarin ishte më mirë ta vazhdonte karrierën në Inter Miami, sesa të rikthehej në Barcelonë ose të transferohej në Arabinë Saudite, për shkak të presionit të madh që do ta kishte.

Në fund, presidenti katalanas e kritikoi drejtpërdrejt legjendën e klubit.

“Xavi është manipuluar nga Víctor Font. Fjalët e tij janë të rreme dhe nuk ndihmojnë në debatin elektoral. Sjellja e tij është zhgënjyese.”

Kjo përplasje publike e ka shtuar tensionin brenda klubit katalanas dhe në fushatën për zgjedhjet presidenciale, duke e rikthyer edhe një herë në qendër çështjen e rikthimit të dështuar të Messit në “Camp Nou”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror ka qenë për…