
Laporta ‘godet’ Realin: Ne nxjerrim talente, ata bëjnë blerje
26 qershor 2025
| 15:41
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, foli për ndryshimet midis menaxhimit të klubit katalanas dhe atij të rivalëve të Real Madrid.
“Ne kemi një qasje dhe frymë thellësisht të ndryshme. Ata mishërojnë një ndjenjë fuqie, ndërsa ne çojmë përpara një identitet të fortë. Secili mbron atë në të cilën beson. Rivaliteti ynë lind nga respekti i ndërsjellë dhe krenaria institucionale. Baza jonë është zhvillimi i të rinjve, ne nxjerrim talente. Ata, nga ana tjetër, veprojnë më shumë përmes blerjeve dhe rrallë nxjerrin talente. Kjo na bën krenarë për atë që jemi. Ne jemi më shumë sesa thjesht një klub”, ka thënë Laporta.