Laporta: Ka shumë mundësi që të vijë Lewandowski

24 prill 2022 | 11:26

Robert Lewandowski ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich, por me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do ta shohim te Barcelona.

Në media ka pasur lajme të ndryshme, madje thuhet se bavarezët i kanë vënë edhe çmimin, 40 milionë euro.

Në lidhje me Lewandowski ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Gazetari i “Cadena Ser”, Angel Garcia, ka postuar një video.

Në të shfaqet numri një i katalansve në aeroport kur pyetet nga një tifoz për sulmuesin polak dhe Laporta thotë “se ka shumë mundësi të vijë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovës, pasi që të…