Laporta: Largimi i Messit trishtues, por i nevojshëm

16 gusht 2021 | 16:32

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur sërish për largimin e Leo Messit nga Katalonja.

Presidenti ka thënë se largimi i numrit 10 ishte i kushtëzuar, për të krijuar frymëmarrje në bilancet e klubit.

“Ne jemi të bindur se vendimet që duhen marrë janë marrë. Largimi i Messit është trishtues, por i nevojshëm. Sepse klubi është mbi të gjitha. Ne do të kishim vënë gjithçka në rrezik, sepse situata financiare është dramatike. Ajo ka një zgjidhje, por është dramatike. Nëse kjo do të kishte ndodhur më vonë, ne do të kishim edhe një ose dy vite të tjera Messin, por me situatën e tanishme”, ka thënë Laporta.

Ai ka treguar gjithashtu edhe përjetimet e tij kur ka parë Leon me një fanellë të një tjetre skuadre.

“Duke e parë prezantimin e tij… I uroni atij më të mirën. Unë e kam parë të lumtur. Kam pasur ndjenja kontradiktore. I uroj atij më të mirat, më pëlqen ta shoh të lumtur. Ai dhe familja e tij e meritojnë. Ndoshta do të jemi rivalë. Nuk është e këndshme të shkosh te një rival direkt si PSG”, ka deklaruar numri një i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pretendenti për kandidat për kryetar të Kaçanikut nga Lëvizja Vetëvendosje,…