
Laporta për të ardhmen e Yamalit: Ai ka rinovuar kontratën
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për të ardhmen e talentit të madh Lamine Yamal, duke konfirmuar se rinovimi i kontratës së tij është arritur dhe mbetet vetëm nënshkrimi zyrtar.
“Rinovimi i Lamine është arritur, dhe e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi formal”, deklaroi Laporta për mediat spanjolle.
Laporta shtoi se marrëdhënia me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, është shumë e mirë, gjë që ka lehtësuar procesin e rinovimit.
Lidhur me çështjen e pagës, ai u shpreh qartë se Barcelona do ta paguajë mirë yllin e tyre.
“Te Barcelona paguajmë sipas meritës. Ne jemi një klub që shpërblen cilësinë dhe nuk ka vend më të mirë për një lojtar si Lamine”.
Në fund, Laporta nënvizoi se Yamal është i lumtur në Barcelonë. “Në moshën 17-vjeçare, është ndër më të mirët në botë dhe ndihet rehat këtu, ashtu edhe familja e tij”, tha Laporta.