Laporta synon rikthimin e Guardiolës në Barcelonë

30 janar 2024 | 13:50

Xavi Hernandez e ka zyrtarizuar vendimin për largim nga Barcelona në fund të këtij edicioni. Drejtuesit e klubit janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Xavit.

Së fundmi u përmend si opsion trajneri i tashëm i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e ka konfirmuar largimin nga “Anfield Road” në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, emisioni sportiv spanjoll “El Chiringuito” e ka hedhur “bombën” të martën. Sipas gazetarëve të këtij emisioni, presidenti i Barçës, Joan Laporta po e ëndërron rikthimin e Pep Guardiolës në Barcelonë për ta zëvendësuar Xavin. Guardiola e ka ndërmend ta vazhdojë epokën e suksesshme me Manchester Cityn, por futbollit nuk i dihet kurrë dhe deri në verën që vjen mund të ndodhë gjithçka.

Guardiola e ka në zemër Barcelonën, ku kishte eksperienca të suksesshme dhe të paharrueshme si futbollist dhe si trajner. Andaj, nuk përjashtohet mundësia që një ditë ai të rikthehet në këtë klub, përsëri si trajner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë  të martën se deri…