Largimi i Fodas nga Kosova, reagon Agim Ademi

12 qershor 2025 | 10:10

Pas raportimeve për largimin e Franco Fodas nga Përfaqësuesja e Kosovës, ka reaguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Numri një i futbollit kosovar ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim zyrtare.

“Dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë i Ademit:

Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër.

Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka hedhur…