Largimi i punëtorëve të sigurimit në QKUK, Haraidinaj: Populli po e sheh realitetin e mashtruesit më të madh në historinë e Kosovës

11 korrik 2025 | 12:31

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me largimin  nga puna e punëtorëve të sigurimit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.

Duke iu referuar Albin Kurtit, Haradinaj ka thënë se “populli po vetëdijesohet dhe po e sheh realitetin e mashtruesit më të madh të historisë së Kosovës shtet”.

“Një situatë e papranueshme largimi i punëtorëve të sigurimit të QKUK-së që po ndodh, dhe asnjë reagim apo veprim nga ata që i lanë pa kafshatën e gojës. Fuqishëm në përkrahje të kërkesave të tyre, që nuk kërkojnë asgjë më shumë pos të drejtës për të jetuar, të drejtës për me punuar. Ky shtet ka aq shumë skandale ditore, saqë vështirë të përcillet. Populli po vetëdijesohet dhe po e sheh realitetin e mashtruesit më të madh të historisë së Kosovës shtet”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin…