
Largimi nga PSG-ja, reagon Enrique
04 gusht 2023
| 14:01
Trajneri Luis Enrique ka reaguar pas zërave të një dite më parë se mund të lërë ekipin e PSG-së. Përmes rrjeteve sociale, ai ka postuar dy foto nga puna e tij e përditshme me skuadrën parisiene.
Në foton e parë, ai duket i ulur mbi një top në mesin e fushës. Ndërsa në foton e dytë ai është duke bashkëbiseduar me stafin e tij. kjo foto është e shoqëruar edhe nga një koment: “Të gjithë për një, një për të gjithë”. Pra, duket se retë e zeza të shfaqura një ditë më parë janë larguar dhe se puna vijon normalisht te skuadra parisiene. Duket se një epokë e re do të nisë te PSG-ja, që së fundi po mbyll marrëveshjen për të sjellë në Paris sulmuesin potruges Gonçalo Ramos.