Largimi nga puna i shqiptarëve në veri, Zeqiri: Vendimet e Listës Serbe ndaj shqiptarëve, kundërligjore

29 janar 2026 | 19:12

Lista Serbe ka filluar me largimin nga puna të shqiptarëve në veri të vendit.

Për këtë, ish-kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se veprimet e ndërmarra nga Lista Serbe janë politike dhe kundërligjore, duke paralajmëruar se një situatë e tillë mund të përkeqësojë raportet etnike.

Sipas tij, vendimet që po merren nuk bazohen në asnjë rregull ligjor dhe po aplikohen në mënyrë selektive, kryesisht ndaj punëtorëve shqiptarë, pa arsye të qarta.

“Natyrisht, nëse do të vazhdohet kjo, kjo situatë mund t’i përkeqësojë raportet etnike, sepse veprimet që po merren nga ana e Listës Serbe janë veprime politike dhe arbitrare. Nuk po shoh asnjë rregull ligjor, merren vendime vetëm ndaj punëtorëve shqiptarë, pa ndonjë arsye konkrete. Sa i përket Komunës së Zubin Potokut, ende nuk ka pasur raste të tilla, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhin në ditët në vijim. Këto i shoh si veprime kundërligjore, veprime që sjellin pasoja të këqija”, ka deklaruar Zeqiri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai theksoi se situata aktuale kërkon vëmendje dhe reagim institucional për të parandaluar tensione të reja dhe për të garantuar respektimin e ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…