
Largimi nga puna i veteranit Agim Pllashniku, Deliu: Dëshmi e një pushteti që ka humbur kontaktin me realitetin dhe me dinjitetin
Deputetja e PDK, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas largimit nga puna të veteranit Agim Pllashniku.
Deliu e kritikoi ashpër Qeverinë Kurti në detyrë, duke thënë “që po ndëshkon edhe ata që dhanë jetën për këtë vend, vetëm pse guxojnë të thonë të vërtetën”.
Postimi i plotë:
Aq larg ka shkuar ky pushtet në ikje, sa që po ndëshkon edhe ata që dhanë jetën për këtë vend, vetëm pse guxojnë të thonë të vërtetën.
Largimi nga puna i veteranit të UÇK-së, Agim Pllashniku, është dëshmi e një pushteti që ka humbur kontaktin me realitetin dhe me dinjitetin.
Kur një luftëtar i lirisë ndëshkohet, ndërsa ata që pasurohen përmes korrupsionit mbrohen, atëherë s’kemi të bëjmë me drejtësi, por me shkelje të rëndë të vlerave mbi të cilat u ngrit shteti ynë.
Sot jemi me Agimin. Me çdo qytetar që padrejtësisht shtypet, për të mbrojtur interesat e një pushteti të korruptuar në rënkimet e fundit.
Kosova meriton më shumë. Kosova meriton më mirë.