Largohet kamioni i fundit barrikadues në Jarinjë

02 tetor 2021 | 14:55

Kamioni problematik me mbishkrimin e “Zajednicës”, në Jarinje është larguar nga rruga.

Pavarësisht kësaj Njësia Speciale mbetet në pozicionet e tyre, duke pritur urdhrin për largim.

Kujtojmë se deri në ora 16:00 është afati kur barrikadat, por edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës duhet të largohen nga rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak, për t’i liruar vendin KFOR-it i cili për dy javë do të jetë forca e vetme që do të operojë atje.

Kujtojmë se kamioni në fjalë kishte refuzuar të largohej pa u larguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, gjë që kishte detyruar Njësinë Speciale të kthehej në pikat ku kishte qëndruar.

Policia e Kosovës ka kërkuar largimin e kamionit me mbishkrime nxitëse më herët, por kjo kërkesë nuk u plotësua deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kuti tha se në Kosovë është problematike punësimi…