Largohet nga puna një inspektor tatimor, i cili është i dënuar për korrupsion

05 nëntor 2019 | 12:49

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se në pajtim me nenin 60 paragrafin 1 nënparagrafin 1.6 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik, ka nxjerrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për inspektorin tatimore të dënuar për korrupsion.

“Menaxhimet i lartë i ATK-së, siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

ATK-ja ka falënderuar qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruajnë: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu Njëri nga…